Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 për periudhën janar–gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit dhe rreth 14% më shumë se një vit më parë.
Pavarësisht rritjes së rasteve të hetuara, vlera e parave të sekuestruara ka rënë ndjeshëm, duke zbritur në vetëm 9.4 milionë euro nga 53.9 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo përfaqëson një ulje prej rreth 82% në vlerën e aseteve të bllokuara.
Në muajin qershor 2025 është shënuar edhe numri më i lartë mujor i rasteve të referuara, me 56 raste.
Ndërsa rekordet e sekuestrimeve të viteve të fundit mbeten ato të qershorit 2024, kur u sekuestruan mbi 52.7 milionë euro.
Sipas raportimeve vjetore, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për këtë vepër penale ishte 27.6 milionë euro, me mbi 4 milionë euro pasuri të konfiskuara sipas ligjit antimafia. /Revista Monitor