Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të vlerësuar situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe përmbytjet në disa zona të vendit.
Kryeministri garantoi se qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj familjeve dhe subjekteve të prekura, duke përfshirë dëmet në banesa, tokë bujqësore dhe gjënë e gjallë.
Ai theksoi se Ministria e Financave dhe strukturat shtetërore janë të angazhuara financiarisht dhe në terren për procesin e zhdëmtimit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë prekur mbi 1 500 banesa, janë evakuuar qindra persona dhe mijëra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën ujë.
Reshjet kanë qenë jashtëzakonisht të larta, deri në 300 mm në pak ditë, duke shkaktuar përmbytje pavarësisht investimeve në infrastrukturën mbrojtëse.
Në përfundim, Kryeministri bëri thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit. /Monitor