Abuzimet dhe menaxhimi joefektiv i parave publike i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 24 milionë euro gjatë 8 muajve të parë të vitit 2025, sipas raportit më të fundit të Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Auditimet e kryera për periudhën janar–gusht identifikuan 148 rekomandime me efekte negative në financat publike.
Rreth 60% e dëmit ekonomik lidhet me shpenzimet, kryesisht nga shkeljet në procedurat e prokurimit dhe zbatimit të kontratave.
Ndërsa 40% e dëmit buron nga të ardhurat, veçanërisht nga mosarkëtimi dhe trajtimi i gabuar i detyrimeve doganore dhe përjashtimet e padrejta nga TVSH-ja.
Raporti evidenton gjithashtu të ardhura të munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palë të treta.
Sipas KLSH-së, këto problematika theksojnë nevojën për forcim të kontrollit dhe përmirësim të disiplinës financiare në institucionet publike.