Inflacioni mesatar vjetor i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 2,3% në vitin 2025, në të njëjtin nivel me indeksin kombëtar të çmimeve.
Në dhjetor, rritja vjetore e IHÇK-së u udhëhoq kryesisht nga shërbimet e argëtimit dhe kulturës, ndryshe nga matjet kombëtare ku ndikimi kryesor vinte nga qiratë.
Çmimet u rritën me 2,2% në bazë vjetore, ndërsa ndryshimi mujor ishte +0,6%, i nxitur kryesisht nga ushqimet dhe pijet joalkoolike.
Transporti ishte i vetmi grup me rënie vjetore, duke reflektuar presione më të ulëta në këtë sektor.
Në nivel të Bashkimi Europian, inflacioni mesatar ishte po ashtu 2,3% në dhjetor 2025, me vende si Spanja dhe Gjermania pranë mesatares.
Në kontrast, Rumania kryesoi renditjen me rreth 8,5% inflacion, ndërsa Franca dhe Zvicra shënuan norma shumë të ulëta, pranë ose nën 1%.