Bllokimi i lëvizjes në juglindje të Shqipëria prek drejtpërdrejt pikat kufitare me Greqia dhe Maqedonia e Veriut, dy partnerë me peshë në shkëmbimet tregtare.
Sipas INSTAT, me këto dy vende u realizua një volum tregtar prej rreth 117 miliardë lekësh në vitin 2025 (importe + eksporte), ose rreth 1.2 miliardë euro, që përbën 9.5% të totalit të tregtisë së jashtme të vendit.
Greqia mbetet partneri më i rëndësishëm në rajon, me një volum tregtar prej 94 miliardë lekësh (960 milionë euro), ose 7.6% të totalit.
Importet nga Greqia arritën në 70 miliardë lekë, duke e renditur atë si partnerin e katërt për importe, pas Italia, Kina dhe Turqia.
Produktet kryesore të importuara janë lëndët djegëse, artikujt e veshjeve, përgatitjet prej zarzavateve e frutave, plastika dhe frutat e arrat e ngrënshme.
Nga ana tjetër, Greqia është partneri i tretë për eksportet shqiptare, me 24 miliardë lekë (7% e totalit), ku dominojnë artikujt e veshjeve nga industria fason dhe produktet agro-ushqimore.
Bilanci tregtar për zarzavatet rezulton pothuajse i balancuar mes importeve dhe eksporteve.
Maqedonia e Veriut renditet si partneri i shtatë për eksportet shqiptare, me rreth 9 miliardë lekë në 2025 (2.6% e totalit), ku kryesojnë lëndët djegëse dhe zarzavatet.
Importet nga ky vend ishin 14 miliardë lekë (1.5% e totalit), me peshë kryesore lëndët djegëse dhe çimentoja.
Megjithatë, pjesa më e madhe e tregtisë së jashtme të Shqipërisë realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Porti i Durrësit, ndërsa partnerët kryesorë tregtarë mbeten Italia, Kina dhe Turqia, çka zbut disi ndikimin e kufizimeve në transportin rrugor juglindor. /Monitor