Më 29 tetor, deputeti Erion Braçe raportoi se Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 120–130 milionë euro për detyrime akcize dhe tatimore të periudhës 2017–2019.
Gjobat fillestare ndaj kompanisë ishin 34 milionë euro, të cilat më pas u rivlerësuan në rreth 130 milionë euro.
Drejtori i Doganave, Gent Gazheli, i cili u emërua më 30 shtator 2020, nuk mori asnjë vendim për procesimin e gjobës, pavarësisht njoftimeve të shumta nga drejtuesit e Doganës së Fierit.
Ligji kërkon që çdo vendim mbi gjobat administrative të përpunohet brenda 6 muajsh, por në këtë rast çështja u mbajt pezull për vite me radhë.
Gjobat u rikthyen në qendër të vëmendjes vetëm pas publikimit të çështjes dhe dërgimit të saj për hetim në SPAK.
Gazheli është njoftuar disa herë për afatin ligjor, por sërish nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, madje më vonë është ulur në detyrë.
SPAK ka nisur tashmë verifikimet, duke e konsideruar këtë një nga rastet më të rënda të neglizhencës administrative dhe ndikimit të interesave të mëdha ekonomike mbi vendimmarrjen publike. /skyweb.al