Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, JET Bank, e cila ka marrë licencën paraprake nga Banka e Shqipërisë.
Sipas CEO-s Fatbardha Rino, banka u konceptua për të adresuar mungesat e modelit tradicional bankar, si proceset e gjata dhe aksesin e kufizuar për klientët.
JET Bank do të funksionojë 100% online, kryesisht përmes aplikacionit mobil, pa degë fizike.
Onboarding-i i klientëve, shërbimet bankare dhe menaxhimi i riskut do të jenë plotësisht digjitale dhe në përputhje me standardet evropiane.
Aktiviteti pritet të nisë pas përfundimit të procesit të plotë rregullator dhe testimeve teknike, që mund të zgjasin deri në 12 muaj.
Banka synon të kontribuojë në formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e përfshirjes financiare, veçanërisht në një treg me përdorim të lartë të cash-it.
Në vitin e parë fokusi do të jetë te stabiliteti operacional dhe ndërtimi i besimit, jo rritja e shpejtë numerike.
JET Bank dallohet nga bankat tradicionale pasi është ndërtuar digjitale që nga themeli, pa sisteme të vjetra.
Struktura e pronësisë realizohet përmes JET Holding, me investitorë ndërkombëtarë të verifikuar sipas kritereve “fit & proper”. /Monitor