Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të sulmeve phishing përmes aplikacionit WhatsApp, që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve.
Sipas autoritetit, sulmuesit dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë qytetarët drejt faqeve të rreme.
Këto veprime rrezikojnë seriozisht sigurinë e të dhënave personale dhe privatësinë e përdoruesve.
AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë kurrë kode verifikimi.
Po ashtu, rekomandohet kontrollimi i pajisjeve të lidhura dhe aktivizimi i verifikimit me dy faktorë (2FA).
Vigjilenca dhe raportimi i rasteve të dyshimta mbeten kyçe për parandalimin e këtyre sulmeve kibernetike.