Shqipëria renditet ndër vendet me aftësinë më të ulët për të kursyer në Europë, ku më pak se një e pesta e popullsisë mbi 15 vjeç arrin të lërë para mënjanë.
Ky nivel është dukshëm më i ulët krahasuar jo vetëm me vendet e Bashkimit Evropian, por edhe me shumicën e vendeve të rajonit.
Aftësia për të kursyer është veçanërisht e dobët tek familjet me të ardhura të ulëta dhe në zonat rurale, ndërsa rritet disi në qytete dhe tek grupet me të ardhura më të larta.
Për shumicën e familjeve, të ardhurat mujore shpenzohen pothuajse tërësisht për nevoja bazë si ushqimi, energjia dhe qiraja. Si pasojë, vetëm një pakicë arrin të krijojë kursime reale.
Kjo situatë thekson nevojën për politika që rrisin të ardhurat, përmirësojnë edukimin financiar dhe lehtësojnë aksesin në instrumente kursimi.