Kolaps monetar në Iran: Riali bie në nivele historike “0.00” ndaj euros
- January 13, 2026
-
© 2026 MoneyTalks, Inc. All rights reserved.
Shqipëria
Ekonomia
Finance
Load More
Shqipëria
Monedha kombëtare e Iranit ka pësuar një kolaps të paprecedentë, teksa riali raportohet se ka rënë praktikisht në “0.00” ndaj euros në tregjet joformale.
Rënia dramatike e valutës po shoqërohet me inflacion galopant, i cili ka goditur rëndë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe ka rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve bazë.
Kriza ekonomike po thellohet në një moment tashmë të ndjeshëm politik dhe social, duke nxitur protesta në disa qytete të vendit.
Ekspertët e lidhin zhvlerësimin ekstrem me sanksionet ndërkombëtare, keqmenaxhimin ekonomik dhe mungesën e besimit në institucionet financiare.
Autoritetet iraniane kanë minimizuar situatën, por treguesit ekonomikë sinjalizojnë një përkeqësim të mëtejshëm. /MoneyTalks