Intesa Sanpaolo Bank Albania është certifikuar zyrtarisht si “Top Employer” në Shqipëri për vitin 2026 nga Top Employer Institute, duke konfirmuar për të dytin vit radhazi standardet e larta në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Me këtë vlerësim, banka mbetet e vetmja në vend që arrin këtë certifikim prestigjioz, duke u dalluar për kulturën e saj të përfshirjes, angazhimit dhe performancës së lartë.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Giuseppe Giampietro, theksoi se vendosja e punonjësve në qendër të strategjisë është kyçe për suksesin e qëndrueshëm të institucionit.
Certifikimi vlerëson politikat dhe praktikat e bankës në fusha si zhvillimi profesional, mirëqenia, diversiteti dhe mjedisi i punës.
Sipas drejtuesve të Institutit Top Employer, përputhja mes strategjisë së biznesit dhe menaxhimit të njerëzve dëshmon ndikimin pozitiv të praktikave transformuese të bankës.
Ky vlerësim forcon më tej pozicionin e Intesa Sanpaolo Bank Albania si një nga punëdhënësit më tërheqës në sektorin bankar shqiptar. /Monitor