Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka bërë thirrje që të gjithë personat përgjegjës për çështjet e prokurimit publik të testohen dhe të pajisen me certifikatën e njohurive bazë, përndryshe nuk do të mund të ushtrojnë këtë detyrë.
Ky detyrim bazohet në VKM-në 285/2021 dhe udhëzime të përbashkëta për trajnime, testime dhe certifikime në fushën e prokurimit.
Periudha tranzitore për marrjen e certifikatës është dyvjeçare dhe përfundon në gusht 2026.
Testimi organizohet më 19 shkurt 2026 nga ASPA, ndërsa pjesëmarrësit duhet të regjistrohen paraprakisht deri më 16 shkurt përmes formularit të ASPA-s.
Në rast të dështimit në testim, personat mund të përsërisin trajnimin dhe testimin.
Moscertifikimi brenda afatit mund të sjellë pasoja, duke përfshirë moslejimin e ushtrimit të detyrës në prokurim publik.