Në portalin zyrtar Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive janë shpallur rreth 6500 vende të lira pune në sektorë të ndryshëm si prodhim, shërbime, tregti, turizëm, IT, bujqësi dhe administratë.
Pozicionet janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të kualifikuar deri te specialistë dhe drejtues.
Aplikimi kryhet online përmes portalit www.puna.gov.al
, ku çdo qytetar mund të krijojë profilin dhe të aplikojë për vendin që i përshtatet.
Për asistencë, aplikantët mund t’i drejtohen zyrave lokale të punësimit ose të kontaktojnë institucionin përgjegjës.
Thirrjes për regjistrim i është bashkuar edhe Ministria e Ekonomisë, duke inkurajuar edhe emigrantët të rikthehen dhe të shfrytëzojnë mundësitë në vend.
Megjithatë, pavarësisht ofertës së lartë, bizneset raportojnë mungesë të fuqisë punëtore, çka tregon mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës për shkak të pagave dhe kushteve.
Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2025 norma e papunësisë ishte 8.1%, ose rreth 100 mijë persona jashtë sistemit formal të punësimit.