Forcimi i Lekut ka mbrojtur ekonominë shqiptare nga inflacioni i importuar dhe ka lejuar norma më të ulëta interesi.
Guvernatori Sejko theksoi se kursi i këmbimit ka ndihmuar në ribalancimin e sektorit të jashtëm dhe në frenimin e presioneve inflacioniste.
Rritja e fortë e eksportit të shërbimeve ka kompensuar dobësitë në tregtinë e mallrave dhe ka mbështetur qëndrueshmërinë e bilancit të pagesave.
Normat e ulëta të interesit po nxisin rritjen e kredisë, duke mbështetur konsumit dhe investimet.
Sejko tha se dy shtyllat kryesore të politikës monetare – inflacioni i shënjestruar dhe kursi i lirë i këmbimit – kanë ofruar fleksibilitet përballë goditjeve.
Parashikimet e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive, me synimin që inflacioni të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026.
Ai shtoi se institucionet vendase do të vijojnë përpjekjet për konvergjencë me standardet e BE-së dhe ruajtjen e stabilitetit financiar./Revista Monitor