Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projektligj që rregullon tregun e kripto-aseteve, i cili përafrohet plotësisht me direktivat e Bashkimit Europian.
Dokumenti synon të vendosë rregulla për emetimin e kripto-aseteve, funksionimin e platformave të tregtimit dhe ofrimin e shërbimeve si këmbimi, kujdestaria dhe administrimi i portofolave dixhitalë.
Projektligji vendos kërkesa mbi kapitalin minimal, qeverisjen korporative, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e konsumatorit, të ngjashme me standardet e MIFID II dhe EMD2.
Ai synon të rrisë integritetin e tregut dhe mbrojtjen e investitorëve përmes transparencës, qeverisjes, rregullave të marketingut dhe masave kundër abuzimit me tregun.
Mbikëqyrja do të kryhet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë për të siguruar stabilitet financiar.
Kuadri i ri synon të nxisë inovacionin dhe të krijojë kushte të barabarta që bizneset shqiptare të operojnë me standardet e BE-së dhe të tërheqin investime cilësore. /Revista Monitor