Tirana Bank është shpallur “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një prej publikimeve më prestigjioze të sektorit financiar global.
Çmimi vlerëson rritjen e qëndrueshme të bankës, përmirësimin e performancës financiare dhe progresin në transformimin digjital.
Vlerësimi vjen pas një tjetër suksesi këtë vit, pasi Tirana Bank u shpall edhe “Banka më e Mirë në Shqipëri 2025” nga Euromoney.
Sipas metodologjisë së Financial Times, banka është dalluar në rritje, stabilitet, inovacion dhe përvojë të klientit.
Drejtori i Përgjithshëm Dritan Mustafa e përshkroi çmimin si një arritje të madhe dhe një konfirmim të punës së bankës brenda dhe jashtë vendit.
Ky vlerësim ndërkombëtar e forcon më tej pozicionin e Tirana Bank si një institucion dinamik dhe me rëndësi të madhe në sektorin financiar shqiptar.