Shqipëria vijon të jetë ndër vendet me investimet më të ulëta në kërkim-zhvillim në rajon, duke shpenzuar vetëm 0.20% të PBB-së për R&D, shumë më pak se Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Ky nivel i ulët financimi kufizon inovacionin, produktivitetin dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë shqiptare.
Ndërkohë, Bashkimi Europian investon mesatarisht 2.24% të PBB-së në R&D, me shtetet nordike dhe ekonomitë e mëdha si Gjermania që arrijnë nivele mbi 3%.
Pjesa më e madhe e investimeve në BE, rreth 67%, vjen nga sektori privat, ndërsa në Shqipëri bizneset kontribuojnë vetëm 0.07% të PBB-së.
Kjo krijon një hendek të thellë mes Shqipërisë dhe standardeve europiane të inovacionit.
Si pasojë, vendi rrezikon të mbetet prapa zhvillimeve teknologjike që po transformojnë ekonominë europiane. /Revista Monitor