Eurocontrol miratoi tarifat e reja të terminalit për Aeroportin e Tiranës dhe atë të Kukësit, duke shënuar vitin e katërt radhazi me ulje tarifash si pasojë e rritjes së volumit të fluturimeve.
Për vitin 2026, tarifa e terminalit për Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jetë 191.71 euro për avion, rreth 10.5% më e ulët se në vitin 2025.
Ndërkohë, për Aeroporti i Kukësit tarifa u ul në 95.85 euro, edhe pse aeroporti aktualisht nuk ka fluturime aktive.
Ulje ka shënuar edhe interesi për detyrimet e papaguara në kohë, nga 13.79% në 12.38% për vitin 2026.
Shqipëria ka aktualisht dy aeroporte funksionale, ndërsa një i tretë në Vlorë pritet të nisë operimet gjatë verës, megjithëse pa një konfirmim zyrtar përfundimtar.
Rritja e ndjeshme e turizmit ajror reflektohet edhe në shifrat e vitit 2025, ku vetëm Aeroporti i Tiranës shërbeu mbi 10 milionë pasagjerë. /Monitor