Edhe pse pagat nominale në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, fuqia reale blerëse e qytetarëve ka rënë për shkak të inflacionit të lartë, sidomos nga ushqimet dhe qiratë.
Sipas INSTAT, paga reale mesatare bruto në tremujorin e tretë ishte 69,630 lekë, rreth 16.4% më e ulët se paga nominale prej 83,300 lekësh.
Inflacioni ka bërë që paga reale të jetë rreth 140 euro më e ulët se paga nominale në periudhën qershor–shtator 2025.
Në terma realë, me 83 mijë lekë sot blihet po aq sa me rreth 70 mijë lekë në vitin 2020.
Hendeku mes pagës reale dhe asaj nominale është zgjeruar ndjeshëm pas pandemisë.
Kjo tregon se rritja e pagave nuk ka arritur të kompensojë rritjen e çmimeve dhe nuk është mbështetur nga rritja e produktivitetit ekonomik. /Monitor