Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, gjatë vitit 2024 shpenzimet mujore të familjeve shqiptare janë rritur ndjeshëm, sidomos për familjet me fëmijë.
Familjet me dy të rritur dhe fëmijë kanë parë një rritje prej 14.7%, duke arritur në 106 mijë lekë në muaj, rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë.
Personat e vetëm kanë pasur një rritje minimale prej 1.7%, ndërsa ata me fëmijë në varësi 8.3%.
Familjet me dy të rritur pa fëmijë shpenzojnë mesatarisht 79 mijë lekë, 10% më shumë se në 2023.
Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, arsimit, transportit dhe qirave ka ndikuar më shumë tek familjet me fëmijë, të cilat mbeten më të ndjeshme ndaj inflacionit dhe kostove të jetesës në rritje. /Monitor