Rritja e kostove të jetesës, veçanërisht në qira dhe ushqime, po ndikon negativisht tek pensionistët e huaj që kishin zgjedhur Shqipërinë si vend për të jetuar.
Sipas INSTAT, në vitin 2024 numri i të huajve mbi 60 vjeç me leje qëndrimi ra me 15.5%, në 3,007 persona, duke treguar se shumë prej tyre po largohen drejt vendeve më të lira dhe me kushte më të favorshme për jetesë afatgjatë.
Në të kundërt, numri i përgjithshëm i të huajve në vend është rritur lehtë, duke arritur në 21,940 persona.
Ky ndryshim tregon një zhvendosje të profilit të emigrantëve: nga pensionistë drejt moshave të reja dhe aktive.
Grupmoshat 20–29 dhe 30–39 vjeç kanë shënuar rritjet më të mëdha, përkatësisht me 14% dhe 11.7%, duke treguar interes të shtuar nga studentë, punonjës dhe profesionistë të huaj që shohin mundësi pune dhe zhvillimi në Shqipëri.
Ndërkohë, grupmosha 50–59 vjeç ka pësuar rënie me 15%, duke reflektuar të njëjtin trend si pensionistët.
Kjo tregon se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më pak të huaj për qëndrim pasive pas pensionit dhe po bëhet më shumë destinacion për të rinj dhe profesionistë në moshë pune. /Revista Monitor