Shqipëria ka nivelin më të ulët në rajon për blerjen e policave të sigurimit online, me vetëm 1.7% të kontratave të realizuara nëpërmjet kanaleve elektronike, sipas një raporti të Shoqatës së Tregtisë Elektronike në Maqedoninë e Veriut.
Kjo e rendit Shqipërinë të fundit në Ballkanin Perëndimor, shumë poshtë mesatares së BE-së prej 12.9%.
Aktualisht, procesi i plotë i nënshkrimit të kontratave të sigurimit online nuk është i mundur ligjërisht, pasi kërkohet dorëzimi fizik dhe nënshkrimi manual.
Megjithatë, ndryshimet e reja ligjore të propozuara parashikojnë mundësinë që kontratat e sigurimit të lidhen plotësisht në mënyrë elektronike, me nënshkrim dhe identifikim digjital.
Po ashtu, po përgatitet edhe një projektligj për Identifikimin Elektronik dhe Portofolin e Identitetit Digjital, që do të lehtësojë ofrimin e shërbimeve online në sektorin privat dhe publik. /Revista Monitor