FMN paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një valë të re presionesh fiskale në vitet e ardhshme, duke kërkuar veprim të menjëhershëm.
Edhe pse borxhi publik është më i ulët se mesatarja e BE-së, hapësira për shpenzime të reja mbetet e kufizuar dhe vendi ka të ardhura të ulëta në raport me PBB-në.
Raporti thekson se pensionet dhe kujdesi shëndetësor do të rrisin ndjeshëm shpenzimet publike për shkak të plakjes së popullsisë dhe tkurrjes së forcës punëtore.
Po ashtu, angazhimet në NATO dhe rreziqet gjeopolitike pritet të shtojnë kostot e mbrojtjes.
FMN paralajmëron se shtyrja e reformave në pensione, shëndetësi dhe tranzicionin klimatik do të përkeqësojë qëndrueshmërinë fiskale.
Për këtë arsye, rekomandohet rritja e të ardhurave përmes zgjerimit të bazës tatimore dhe luftës kundër informalitetit. /Revista Monitor