Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro, pas një seance maratonë 16-orëshe ku mazhoranca votoi pro dhe opozita kundër.
Dokumenti tashmë do t’i rikthehet komisioneve për shqyrtim nen për nen përpara votimit final.
Buxheti synon të mbështesë shërbimet publike dhe sektorë kyç si shëndetësia, arsimi, pensionet, punësimi dhe siguria kombëtare.
Paketa fiskale 2026 parashikon faljen e rreth 500 milionë eurove detyrime të vjetra dhe ofron lehtësime për bizneset e mëdha përmes marrëveshjes së paqes fiskale.
Po ashtu, parashikohet rivlerësimi i pasurive me tatim 5%, kompensimi 10% për fermerët dhe ulja e kufijve të pagesave me cash.
Nismat e tjera sjellin përjashtime nga taksat vendore dhe lehtësime për sponsorizimet në sport, kërkim dhe zhvillim./Revista Monitor