Tregtimi me shumicë dhe pakicë i naftës në Shqipëri ka norma shumë të ulëta fitimi, përkatësisht rreth 2.5% dhe 5%, pavarësisht qarkullimit të lartë të të ardhurave.
Në vitin 2024, çmimet e karburanteve ranë për të dytin vit radhazi, duke arritur mesatarisht 175 lekë për litër dhe duke nxitur rritjen e konsumit.
Importet e karburanteve shënuan rekord me 657 mijë tonë, ndërsa numri i mjeteve aktive në qarkullim u rrit në 960 mijë, me 100 mijë mjete të reja të regjistruara vetëm në 2024.
Megjithë rritjen e konsumit dhe dominimin në listat e kompanive me të ardhurat më të larta, fitimet e operatorëve mbeten minimale dhe vetëm dy shoqëri renditen ndër më fitimprurëset.
Rënia e çmimeve gjatë 2024-s u dha kompanive më shumë hapësirë manovrimi, duke sjellë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit./Revista Monitor