Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka dhënë miratimin paraprak bankës JET Bank për të operuar në Shqipëri, duke hapur rrugën për një model të ri banking dixhital.
JET Bank synon të jetë banka e parë plotësisht digjitale në vend, me shërbime të thjeshta, të sigurta dhe të përqendruara te klienti.
Gjatë 12 muajve të ardhshëm, banka duhet të plotësojë kushtet ligjore, të derdhë kapitalin e kërkuar, të punësojë staf dhe të krijojë strukturën teknike dhe organizative për nisjen e aktivitetit.
Struktura e saj aksionare përfshin investitorë izraelitë, të përfaqësuar nga ish-drejtori i bankës One Zero Digital Bank, Gal Bar Dea.
JET Bank është banka e dytë që merr miratimin paraprak pas Ziraat, duke shënuar fillimin e një faze të re zgjerimi të tregut bankar shqiptar.
Me këtë hap, numri i bankave tregtare në Shqipëri pritet të rritet në 13 vitin e ardhshëm. /Revista Monitor