Kursi i këmbimit Euro–Lek nisi dhjetorin me një rënie të lehtë, duke arritur një minimum historik prej 96.59 lekësh për euro.
Oferta e lartë e valutës europiane në treg dhe flukset sezonale të turizmit kanë ushtruar presion zhvlerësues ndaj euros gjatë vitit 2025.
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë fuqishëm në treg, duke blerë rreth 800 milionë euro në 9-mujor, me synimin për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut dhe për të mbështetur objektivin e inflacionit.
FMN-ja ka kritikuar këtë politikë, duke rekomanduar më shumë fleksibilitet të kursit dhe më pak ndërhyrje direkte.
Ndërkohë, një faktor tjetër që ka forcuar lekun është edhe suficiti i lartë buxhetor, që ka ulur qarkullimin e monedhës vendase.
Si rezultat, euro është zhvlerësuar me rreth 1.8% në krahasim me një vit më parë. /Revista Monitor