Paketat e reja fiskale parashikojnë fshirjen dhe lehtësimin e rreth 500 milionë euro detyrimeve tatimore të akumuluara deri në vitin 2014, si dhe ristrukturim me kushte për borxhet 2015–2024.
Propozohet edhe projektligji “Paqe Fiskale” deri në 3 vite për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë, ku fitimi do të rivlerësohet me një marzh 18% dhe fitimi mbi këtë kufi tatohet me 5%.
Qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre në vitin 2026 me një tatim 5% mbi vlerën e tregut.
Rikthehet kompensimi i TVSH-së për fermerët me 10% për çdo shitje te grumbulluesit.
Kufizohen pagesat me cash: maksimalisht 100 mijë lekë për bizneset dhe 500 mijë lekë për individët.
Paketës i shtohen edhe lehtësira tatimore për sponsorizimet në sport dhe kërkim-zhvillim, si dhe detyrimi që bizneset online të shfaqin NIPT-in në faqet e tyre.