Kredia në Euro ka vijuar rritjen për të dytin vit radhazi, duke arritur në 352.2 miliardë lekë në fund të tetorit, e nxitur nga normat më të ulëta të interesit dhe kërkesa e fortë nga bizneset.
Rritja vjetore prej 8.1% do të ishte rreth 10% nëse përjashtohej efekti i kursit të këmbimit, pasi forcohesh i Lekut e ul vlerën e portofolit në terma nominalë.
Kreditimi total i ekonomisë është rritur me 12.1%, një nga ritmet më të larta të 16 viteve të fundit, i mbështetur nga bilancet e mira të bankave dhe dinamika pozitive ekonomike.
Bizneset mbeten kontribuesit kryesorë, me kredinë në Euro për këtë segment që rritet me rreth 8.7% (ose 11.5% duke përfshirë efektin e kursit).
Likuiditeti i bollshëm në Euro dhe rritja e depozitave kanë forcuar ofertën e bankave për kredi në këtë monedhë.
Ulja e normave të interesit të Euros, pas pikut në 2023 dhe rënies së Euriborit, e ka bërë huamarrjen në Euro sërish të leverdishme për klientët. /Monitor