Air Albania anuloi sërish fluturimet drejt Stambollit, pavarësisht se deri të premten biletat shiteshin normalisht.
Në faqen e saj njoftohet se fluturimet nuk do të rinisin deri më 16 dhjetor.
Agjencitë e udhëtimit kanë ndalur shitjen e biletave për shkak të pasigurisë dhe anulimeve të vazhdueshme.
Destinacioni Tiranë–Stamboll ka pasur një trafik të lartë, me mbi 400 mijë pasagjerë në vit, por tani udhëtarët devijojnë përmes Podgoricës dhe Prishtinës.
Problemet kanë nisur pasi Turkish Airlines vendosi të shesë pjesën e saj në Air Albania, ndërsa kompania ka vite me humbje dhe këtë vit është tkurrur ndjeshëm në treg. /Monitor