SPAK ka zhvilluar dhjetëra kontrolle në banesa dhe baza të ndryshme në kuadër të një operacioni të gjerë, që nisi në orët e para të mëngjesit.
Kontrollet kanë përfshirë edhe biznesin e Klajdi Merkajt, i arrestuar më herët për lidhje me organizatën kriminale të Çopjave.
Dyshohet se përmes bizneseve të tij janë pastruar miliona lekë të përfituara nga tendera të AKSHI-t.
Hetuesit kanë sekuestruar kamera sigurie dhe telefona, ku rezulton se biznesmeni Meçe është shantazhuar dhe detyruar të tërheqë ankimimet për tendera.
Dy tenderë konsiderohen më problematikët: ai për mirëmbajtjen e serverit të Thesarit të Shtetit dhe ai për administrimin e dosjeve gjyqësore.
Sipas SPAK, grupi kriminal dyshohet se kishte akses në të dhëna sensitive financiare dhe gjyqësore.
Gjithashtu, po hetohet blerja e një jahti në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare, e lidhur me Ermal Beqirin.