Në tremujorin e tretë të vitit 2025, aktiviteti i prodhuesve të të mirave paraqitet i përzier, me rënie të fortë në industri dhe energji, ndërsa ndërtimi vijon të jetë sektori më dinamik.
Industria shënoi rënie të ndjeshme të shitjeve dhe prodhimit, përkatësisht me 8,4% dhe 5,4%, si edhe tkurrje të punësimit, megjithëse fondi i pagave u rrit.
Edhe sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi ulje të shitjeve dhe një rënie të thellë të prodhimit me 16,4%, ndërsa punësimi dhe pagat u rritën lehtë.
Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve shënoi performancë pozitive, me rritje si në shitje ashtu edhe në prodhim, punësim dhe paga.
Ndërtimi ishte sektori me ecurinë më të mirë, duke regjistruar rritje të fortë të shitjeve dhe prodhimit.
Punësimi në ndërtim u zgjerua ndjeshëm, duke reflektuar intensifikimin e aktivitetit.
Fondi i pagave në këtë sektor u rrit me ritmin më të lartë, duke treguar presion për paga më të larta.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se rritja ekonomike po mbështetet kryesisht nga ndërtimi, ndërsa industria dhe energjia mbeten në tkurrje. /MoneyTalks