Në tremujorin e tretë 2025, tregtia me pakicë në Shqipëri shënoi rritje vjetore prej 6,0% në volumin e shitjeve, sipas INSTAT.
Krahasuar me tremujorin paraardhës, treguesi i përshtatur sezonalisht u rrit me 1,4%, duke reflektuar një ecuri pozitive të qëndrueshme.
Pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 5,2% në baza vjetore, ndërsa tregtia e hidrokarbureve regjistroi një rritje më të lartë prej 8,6%.
Rritja u mbështet kryesisht nga artikujt jo-ushqimorë dhe nga grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit.
Kontributin më të madh në rritjen totale e dha tregtia e hidrokarbureve me +2,4 pikë përqindje.
Të dhënat tregojnë se konsumi mbetet aktiv, pavarësisht zhvillimeve të ndryshme në sektorët e tjerë të ekonomisë. /Money Talks