Lista e investimeve publike për vitin 2026 parashikon shpenzime kapitale totale prej 1.26 miliard euro, nga të cilat 562 milion euro i shkojnë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Titullari i këtij institucioni është marrë i pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa mbetet në detyrë.
Institucioni i dytë për nga pesha financiare është Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 197 milion euro prokurime, ku disa procedura janë nën hetim nga SPAK.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) renditet e treta, ndërsa drejtuesja e saj është në arrest shtëpie për akuza të rënda penale.
Pavarësisht këtyre hetimeve, zyrtarët vijojnë të menaxhojnë fonde publike shumë të mëdha.
Situata ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë politike të qeverisë dhe mungesën e reagimit kritik brenda Partia Socialiste.