Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një kontratë të përbashkët prokurimi me vlerë rreth 72 milionë dollarë për sisteme moderne artilerie mobile RCH 155, të afta të qëllojnë edhe gjatë lëvizjes dhe të godasin objektiva mbi 70 kilometra larg.
Sipas Ministria Britanike e Mbrojtjes, Ushtria Britanike do të marrë fillimisht një demonstrues të sistemit, ndërsa dy njësi të tjera do të dërgohen në Gjermani për testime.
Sistemi do të prodhohet nga kompanitë e mbrojtjes KNDS dhe Rheinmetall.
RCH 155 mund të qëllojë deri në tetë fishekë në minutë, operohet nga dy ushtarë dhe ka autonomi deri në 700 kilometra pa furnizim.
Marrëveshja vjen në vijim të dakordësisë së majit për zhvillimin e armëve precize me rreze të gjatë veprimi dhe bashkëpunimit në gjuetinë e nëndetëseve, bazuar në Marrëveshjen e Trinity House. Ministri gjerman i Mbrojtjes
Boris Pistorius e cilësoi projektin si përgjigje ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë, ndërsa homologu i tij britanik John Healey theksoi se partneriteti i sigurisë mes dy vendeve është më i fortë se kurrë, duke sjellë edhe përfitime ekonomike dhe vende pune.