Transferimi i Çmimit është i sanksionuar në Ligjin Nr. 42/2014, si ndryshim i Ligjit Nr. 8438 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, dhe synon ruajtjen e bazës së taksueshme për administratën tatimore si dhe shmangien e tatimit të dyfishtë për tatimpaguesit.
Ky mekanizëm zbatohet për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura, veçanërisht për shoqëritë multinacionale me veprimtari në Shqipëri.
Tatimpaguesit që kryejnë transaksione të kontrolluara duhet të përcaktojnë fitimin e tatueshëm në përputhje me parimin e tregut (arm’s length), duke përdorur metodën më të përshtatshme të transferimit të çmimit.
Detyrimi për plotësimin e njoftimit vjetor lind vetëm kur vlera totale e transaksioneve të kontrolluara kalon 50 milionë lekë gjatë periudhës raportuese.
Afati i dorëzimit përkon me deklarimin e tatimfitimit, ndërsa vonesat ndëshkohen me gjobë fikse prej 10,000 lekësh për çdo muaj.
Kuadri ligjor është hartuar me asistencën e OECD dhe Grupi i Bankës Botërore, në bashkëpunim me institucione tatimore ndërkombëtare.
Institucionet ndërkombëtare që asistuan në ngritjen e sektorit dhe realizimin e paketës ligjore:
- Grupi i Bankës Botërore – ekspert të IFC-së
- OECD, në bashkëpunim me Agjencinë e të Ardhurave Italiane – përmes programit “Inspektorët e taksave pa kufij”
Dokumenta ndihmëse
- Ligj Nr. 42/2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar
- UMF Nr.16, Dt. 18.06.2014 “Për Transferimin e Çmimit”
- UMF Nr.9, Dt. 27.02.2015 “Mbi Marrëveshjet e Çmimit në Avancë”
- Njoftimi i Transaksioneve Vjetore te Kontrolluara (Annex 2)