Qeveria ka prezantuar një projektligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet, që synon të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 1994 dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike.
Drafti u publikua për konsultim nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin.
Ligji ka për qëllim të rregullojë pranimin e donacioneve dhe sponsorizimeve në fusha me interes publik, duke përfshirë shërbimet sociale, artin dhe kulturën, edukimin, shëndetin, mbrojtjen e mjedisit, sportin dhe inovacionin.
Për herë të parë, parashikohet krijimi i një Regjistri Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet, i aksesueshëm për publikun dhe organet ligjzbatuese.
Projektligji nuk prek donacionet apo grantet për organizatat jofitimprurëse dhe nuk krijon konflikt me ligje të tjera, si ato për pastrimin e parave, luftën kundër terrorizmit apo konfliktin e interesave.
Drafti gjithashtu përcakton rregulla të qarta për transparencën në rastin e marrëveshjeve të sponsorizimit dhe ndihmon në forcimin e besimit të qytetarëve te institucionet publike.
Regjistri elektronik do të sigurojë monitorim të plotë të donatorëve dhe përfituesve, duke mundësuar akses të pakufizuar për organet ligjzbatuese.
Kjo nismë synon të harmonizojë kuadrin ligjor shqiptar me praktikat më të mira ndërkombëtare. /Monitor