Qeveria po rishikon projektvendimin për çmimet e referencës së ndërtesave për banim në rrethe, duke përfshirë për herë të parë të gjitha zonat rurale të Shqipërisë sipas ndarjes territoriale qytet/fshat.
Sipas propozimit, çmimet e referencës për zonat rurale do të barazohen me çmimet aktuale të qyteteve, duke hequr reduktimin deri në 35% që aplikohej deri më tani nga bashkitë.
Aktualisht është ende në fuqi VKM nr. 132 e vitit 2018, por me rishikimin e fundit numri total i zonave të referencës rritet nga 67 në 176, për shkak të shtimit të zonave rurale.
Ndryshimet pritet të sjellin rritje të ndjeshme të çmimeve të referencës, veçanërisht në zonat bregdetare me zhvillim rezidencial si Durrësi, Vlora, Saranda dhe Himara.
Në Durrës, për shembull, zonat rurale propozohet të kenë çmim reference 67.500 lekë për m², i njëjtë me çmimin aktual të qytetit.
Çmimet e reja do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e taksës së ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë për individët dhe bizneset.
Ministria e Financave parashikon rreth 2.6 miliardë lekë të ardhura shtesë nga këto ndryshime fiskale.
Për herë të parë, në hartën e referencave përfshihet edhe ishulli i Sazanit, me çmim reference 200 mijë lekë për m², pas projektit rezidencial të zhvilluar nga Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushner.
Rivlerësimi i pasurive në rrethe do të kryhet mbi bazën e çmimeve të reja të referencës, si përmes ekspertëve të licencuar, ashtu edhe pranë Agjencia Shtetërore e Kadastrës. /Monitor
Për të parë çmimet e referencës së ndërtesave në rrethe kliko në dokument: Harta dixhitale e çmimeve për bashkitë