Ryanair ka konfirmuar shtimin e 20 destinacioneve të reja nga Shqipëria, duke e çuar totalin në 23 linja ajrore, kryesisht drejt Italisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane.
Destinacionet e reja përfshijnë qytete si Dublin, Milan, Napoli, Verona, Birmingham dhe Malta.
Sipas TIA, Ryanair zinte 24% të tregut të fluturimeve nga Shqipëria në nëntor 2025, pas Wizz Air që mbante 59%.
Rritja e destinacioneve reflekton kthimin e vendit si destinacion turistik dhe zgjerimin e tregut të aviacionit me kosto të ulët.
Aeroporti i Rinasit është bërë një qendër rajonale, duke tërhequr pasagjerë edhe nga Mali i Zi dhe Kosova.
Për periudhën janar-nëntor 2025, nga dhe drejt Rinasit udhëtuan 10.8 milionë pasagjerë, mbi shifrën e 10.7 milionëve të vitit 2024. /Monitor