Në kuadër të Planit Operacional për sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore e Shqipërisë ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte që operojnë si agjenci imobiliare.
Verifikimet u fokusuan në deklarimin e pagave reale, regjistrimin e punonjësve, fiskalizimin e shitjeve dhe respektimin e detyrimeve ligjore.
Kontrollet konstatuan shkelje të rënda, përfshirë punonjës të padeklaruar, mungesë transparence në çmime dhe moslëshim faturash tatimore.
Si pjesë e hetimit të thelluar, u sekuestruan njësi kompjuterike, nga të cilat rezulton dyshim për evazion tatimor lidhur me çmimet e shitjes së apartamenteve.
Administrata Tatimore thekson se aksioni nuk është i përkohshëm dhe do të vijojë ndaj subjekteve me risk për nëndeklarim pagash.
Tatimpaguesit në sektorin e ndërtimit ftohen të deklarojnë menjëherë pagat reale për të shmangur masa administrative dhe penale. /Monitor