Pagesat elektronike në Shqipëri vijojnë të mbeten në periferi të ekonomisë, me vetëm 16% të blerjeve të realizuara përmes kartave, duke reflektuar një rezistencë të fortë ndaj largimit nga cash-i.
Pavarësisht retorikës për modernizim dhe formalizim, adoptimi nga qytetarët dhe bizneset është ende i kufizuar.
Qeveria dhe Banka e Shqipërisë synojnë të nxisin përdorimin e pagesave elektronike përmes uljes së kostove dhe vendosjes së kufizimeve për pagesat CASH.
Ekspertët vlerësojnë se pajisja e të gjitha bizneseve me mjete për pagesa elektronike është një domosdoshmëri, jo një zgjedhje.
Megjithatë, pa besim, infrastrukturë funksionale dhe kosto të përballueshme, tranzicioni rrezikon të mbetet më shumë deklarativ sesa real.