Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit shënuan një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur në një vlerë totale prej 37 milionë eurosh.
Eksportet shqiptare drejt Izraelit u rritën ndjeshëm, duke kapur nivelin 10.4 milionë euro, nga 4 milionë euro një vit më parë.
Rritja e eksporteve është mbështetur kryesisht nga produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si edhe tekstilet dhe këpucët.
Ndërkohë, importet nga Izraeli mbeten më të larta, me një vlerë prej rreth 27 milionë eurosh gjatë vitit të kaluar.
Paralelisht, investimet izraelite në Shqipëri kanë njohur një zgjerim të fortë, duke arritur në rreth 19 milionë euro në 9-mujorin e vitit 2025.
Ky nivel është disa herë më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme.
Së fundmi, investitorët izraelitë kanë shfaqur interes të shtuar për sektorin e pasurive të paluajtshme, duke e konsoliduar më tej praninë ekonomike në vend.