Yield-i i bonove 12-mujore të thesarit ra në 2.4% në ankandin e kësaj jave, duke shënuar nivelin më të ulët që prej majit 2022.
Kërkesa për këto instrumente ishte dukshëm më e lartë se oferta, duke detyruar Ministrinë e Financave të rrisë shumën e emetimit mbi planifikimin fillestar.
Ulja e yield-eve po vijon edhe në fillim të vitit 2026, pavarësisht rritjes së huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar.
Për tremujorin e parë 2026, huamarrja e planifikuar arrin në 134 miliardë lekë, mbi 35% e totalit vjetor të emetimeve.
Rënia e yield-eve lidhet kryesisht me likuiditetin e lartë në treg, i nxitur nga rritja e fortë e ofertës së parasë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, agregati monetar M2 ka shënuar rritje rekord gjatë vitit 2025, si pasojë e kreditimit të lartë dhe ndërhyrjeve në tregun valutor.
Yield-et e ulëta po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në uljen e kostos së kredisë në lekë për sektorin privat.