Më 16 shkurt 1922 u vendos zyrtarisht që monedha kombëtare shqiptare të quhej “Lek”. Sipas Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit.
Studiues italianë të viteve ’30–’40 sugjeronin se emërtimi lidhet me emrin e krishterë të Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Aleksandër).
Ndërsa hipoteza të tjera e lidhin me Aleksandri i Madh, i njohur në traditën popullore si Leka i Madh.
Në debatet parlamentare të vitit 1922 u propozuan edhe emra si “Skënder” apo “Shqipe”.
Por teza më e besueshme është se emri erdhi nga Lekë Dukagjini në Parlamentin e Shqipërisë së vitit 1922.
Në vitin 1926, Banka Kombëtare e Shqipnis hodhi në qarkullim serinë e parë të plotë të monedhave metalike, duke themeluar praktikisht sistemin e ri monetar shqiptar.
Prerjet u standardizuan sipas vlerës dhe metalit, duke i dhënë monedhës identitet të unifikuar dhe lidhje të qartë me kartëmonedhat e para të po atij viti.
Deri në vitin 1947, “Frangu” qarkulloi paralelisht me njësinë “Lek”.
Më 14 korrik 1965 u vendos redenominimi i parasë kombëtare.
Sipas raportit të këmbimit, 10 lekë të vjetra (emisionet 1947 dhe 1957) u barazuan me 1 lek të ri të emisionit 1964, ndërsa 1 lek u nda në 100 qindarka.
Procesi i zëvendësimit të kartëmonedhave dhe monedhave u zhvillua nga 15 tetori deri më 31 dhjetor 1965, pa tronditje ekonomike.
Edhe pse termi “Lek i ri” ishte menduar si përkohshëm për lehtësi orientimi, ai mbeti në përdorim për dekada, duke krijuar shpesh keqkuptime në përllogaritjen e vlerave monetare.