June 27, 2026 · Tirana
EN SQ
Markets
EUR/ALL94.41-3.09%
USD/ALL83.09-6.8%
BTC$60,333+1.74%
Gold$3,241
Brent$74.8-1.2%
S&P 5007,543-0.14%
EURO STOXX5,284
AI Aktualitet Albanian Digital Solution Amerika Azia Ballkani BE Bitcoin (BTC) Biznes Bota Bujqësi Bursa

Ballkani · Money Talks

Shqiptarët furnizohen jashtë, deri 1 mln euro në ditë për karburant

Shqiptarët furnizohen jashtë, deri 1 mln euro në ditë për karburant

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%, për të përballuar rritjen e kërkesës dhe çmimeve.

Konsumi i karburanteve ka arritur një rekord prej rreth 2 milionë litrash në ditë, i nxitur edhe nga drejtuesit e automjeteve nga vendet fqinje që furnizohen për shkak të çmimeve më të ulëta.

Masa e re parashikon ulje të akcizës me 4 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për benzinën, ndërsa ulja e TVSH-së do të qëndrojë në fuqi deri më 20 prill.

Autoritetet kanë siguruar se nuk do të ketë kufizime në furnizim dhe se konsumatorët vendas nuk do të preken nga rritja e kërkesës.

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë rreth 1.36 euro për litër për Eurosuper 95, 1.38 euro për Eurosuper 98 dhe 1.55 euro për Eurodiesel, dukshëm më të ulëta se në Shqipëri ku nafta arrin rreth 2.2 euro për litër.

Diferenca lidhet kryesisht me barrën e lartë të taksave, pasi në Shqipëri taksat përbëjnë rreth 53% të çmimit final, ndërsa në vendet fqinje janë 35–38%.

Si pasojë, një pjesë e madhe e konsumatorëve shqiptarë furnizohen jashtë vendit, duke çuar rreth 1 milion euro në ditë drejt tregjeve të karburanteve në rajon, ose mbi 350 milionë euro në vit.

Kjo përfaqëson rreth 15–25% të konsumit total të karburanteve në Shqipëri dhe tregon ndikimin e diferencave të çmimeve në ekonominë vendase. /Monitor