Administrata Tatimore ka nisur Planin Operacional për sektorin e ndërtimit, fillimisht me një fazë informuese 30-ditore për monitorimin e praktikave financiare.
Njoftimet janë dërguar përmes sistemit e-Filing dhe kërkojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore, si deklarimi i punonjësve, pagave, transaksioneve dhe përdorimi i fiskalizimit të certifikuar.
Pas përfundimit të kësaj faze, në muajin janar do të nisin kontrollet për subjektet që nuk reagojnë.
Kontabilistë dhe përfaqësues të biznesit shprehin shqetësim se toni paralajmërues i njoftimeve po krijon presion te kompanitë e rregullta.
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, theksoi se kontrollet do të fokusohen te çmimet e shitjes, pagat dhe aktiviteti aktual.
Sipas Administrata Tatimore, qasja synon edukimin dhe harmonizimin e bizneseve me një sistem tatimor të drejtë.