Shqipëria, ndonëse kryeson në Europë për peshën e ndërtimeve në ekonomi, renditet paradoksalisht ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave.
Sipas Eurostat, 57.1% e popullsisë shqiptare jeton në banesa të mbipopulluara, shumë mbi mesataren e Bashkimi Europian prej 16.9%.
Një banesë konsiderohet e mbipopulluar kur nuk ka mjaftueshëm dhoma për numrin dhe përbërjen e familjes, pavarësisht sipërfaqes në metra katrorë.
Paralelisht, shpenzimet për ndërtimin në raport me PBB-në në Shqipëria arritën 19.1% në vitin 2023, niveli më i lartë në Europë.
Megjithatë, rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve ka bërë që familjet shqiptare ta kenë gjithnjë e më të vështirë blerjen e banesave.
Sot, për një apartament 70 m² nevojiten gati 19 paga vjetore, dukshëm më shumë se një dekadë më parë. /Monitor