Bankat raportuan shtrëngim të standardeve të kreditimit për blerjen e banesave në tremujorin e fundit të vitit 2025, kryesisht për shkak të rrezikut të perceptuar në tregun imobiliar, sipas vrojtimit të Banka e Shqipërisë.
Faktor ndikues ishin edhe masat kufizuese të hyrë në fuqi në korrik 2025, që lidhen me raportin kredi–vlerë dhe shërbimin e borxhit ndaj të ardhurave.
Shtrëngimi u reflektua kryesisht në kërkesa më të larta për kolateral, ndërsa kushtet e tjera të kreditimit mbetën të pandryshuara.
Pavarësisht kësaj, shkalla e miratimit të kredive për individët u rrit, e ndikuar nga historiku dhe cilësia e marrëdhënieve të kredimarrësve me bankat. Kërkesa për kredi ra si për banesa ashtu edhe për konsum, por bankat presin rritje të saj në tremujorin e parë të vitit 2026.
Ndërkohë, të dhënat e 11-mujorit 2025 tregojnë se kredia për blerje banesash arriti nivel rekord, me rreth 59 miliardë lekë të disbursuara, 24.5% më shumë se një vit më parë. /Monitor