Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka nisur një nismë informuese për të rikujtuar bizneset dhe qytetarët me prona tregtare mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026.
Procesi i rillogaritjes së taksave dhe tarifave nis në muajin shkurt dhe përfshin, ndër të tjera, taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.
Bashkia e Tiranës fton subjektet që të përditësojnë të dhënat nëse gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime në xhiro, sipërfaqe apo vendndodhje të aktivitetit.
Formulari i vetëdeklarimit është shpërndarë përmes portalit e-Albania dhe synon të shmangë pasaktësitë në llogaritjen e detyrimeve.
Plotësimi i tij mund të bëhet online, me postë ose pranë sporteleve përkatëse.
Megjithatë, procesi mbetet problematik për shkak të funksionimit jo normal të platformës e-Albania.