Çmimi i kafesë shënoi rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar, i ndikuar kryesisht nga rënia e rendimentit në vendet kryesore prodhuese dhe nga rritja e kërkesës.
Çmimi mesatar u rrit me rreth 5%, ritmi më i lartë që prej vitit 2022, duke reflektuar presionet nga tregjet ndërkombëtare.
Importet e kafesë arritën nivel rekord prej 8,100 tonësh, të nxitura nga konsumi më i lartë, veçanërisht për shkak të shtimit të turistëve.
Prodhuesit kryesorë si Brazili dhe Vietnami janë goditur nga moti ekstrem, duke reduktuar ofertën globale.
Paralelisht, kërkesa botërore për kafe vijon të rritet, sidomos në Azi dhe në vendet në zhvillim.
Në Shqipëri, rritja e çmimit ndikon drejtpërdrejt te baret dhe bizneset e vogla, ku kafeja mbetet burimi kryesor i xhiros dhe fitimit.